LAJMI I FUNDIT:

Presidenti pro-rus i Çekisë fiton raundin e parë të zgjedhjeve

Presidenti pro-rus i Çekisë fiton raundin e parë të zgjedhjeve

President aktual i Çekisë, Milos Zeman, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe tashmë do t’i duhet të përballet në balotazh me kandidatin Jiri Drahos, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave të vendit.

Ishin tetë kandidatë që u munduan të fitonin ndaj 73-vjeçarit që kërkon të rizgjidhet president për një mandat tjetër pesë-vjeçar.

Pas numërimit të rreth 95% të votave nga Zyra e Statistikave të Çekisë dhe me rreth 65% pjesëmarrje të votuesve, zoti Zeman kryesonte me 39.3% të votave, i pasuar nga zoti Drahos me 26.3%, dhe nga ish-diplomati Pavel Fischer me 10.1%.

Zoti Zeman, një ish-kryeministër i majtë, u zgjodh për herë të parë president në vitin 2013 në votimin e parë të drejtpërdrejtë popullor në Çeki, transmeton VoA.

Presidenti Zeman u bë i njohur për retorikën e tij të fortë kundër emigrantëve, duke fituar kështu edhe mbështetjen e së djathtës së skajshme populiste. Ai e ka përçarë vendin nëpërmjet qëndrimit të tij pro-rus dhe me mbështetjen për lidhje më të afërta me Kinën.

Ai ishte një ndër udhëheqësit e paktë evropianë që mbështetën kandidaturën e Donald Trumpit për në Shtëpinë e Bardhë.

Balotazhi do të zhvillohet në datat 26 dhe 27 janar.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori