LAJMI I FUNDIT:

Presidenti nesër dekreton anëtarët e KQZ-së, NISMA e PSD rrezikojnë të mbesin pa anëtarë

Presidenti nesër dekreton anëtarët e KQZ-së, NISMA e PSD rrezikojnë të mbesin pa anëtarë

Pas më shumë se një viti bllokim të KQZ-së, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka vendosur që nesër (e enjte) të bëjë dekretimin e anëtarëve të rinj të këtij institucioni.

Ky vendim i presidentit ka ardhur pas presionit nga  Ambasada Amerikane e cila kërkoi nga presidenti të emërojë menjëherë anëtarët e KQZ-së dhe të zhbllokojë këtë institucion.


Ambasada amerikane: Kërkojmë nga presidenti që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit e KQZ-së
Lexo po ashtu Ambasada amerikane: Kërkojmë nga presidenti që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit e KQZ-së

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do të kenë nga dy anëtarë në KQZ.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë për Telegrafin se kanë marrë ftesë nga Presidenti për dy anëtarë për dekretim në KQZ.

“Ne dje kemi marr ftesat për dy anëtarë, ashtu siç na takonin, siç na garanton Kushtetuta e rezultati i zgjedhjeve. Unë dhe Nazlie Bala jemi ftuar. Presim që të enjten të funksionalizohet KQZ, në mënyrë kushtetuese”, ka thënë Rrustemi.

Florian Dushi nga LDK, ka konfirmuar për Telegrafin se ai dhe Sami Hamiti janë ftuar nga Presidenti. “Unë dhe Sami Hamiti jemi ftuar”, ka thënë ai. Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të ketë vetëm një anëtarë.

Pas reagimit të ambasadës amerikane, Thaçi këtë javë do të emërojë anëtarët e rinjë të KQZ-së
Lexo po ashtu Pas reagimit të ambasadës amerikane, Thaçi këtë javë do të emërojë anëtarët e rinjë të KQZ-së

Kurse, Betim Gjoshi nga PDK ka thënë për Telegrafin se i propozuari i tyre është Ilir Gashi, dhe se kanë pranuar ftesën nga Presidenti.

“Ilir Gashi është i propozuari i PDK-së, ai e ka pranuar ftesën dhe të enjten do të marrë pjesë”, ka shtuar ai.

Për dallim nga PDK, LDK e VV që do të kenë anëtarët e tyre, dy partitë tjera Nisma dhe Partia Socialdemokrate rrezikojnë të mbesin pa anëtarë. Kjo për faktin se ata kanë deklaruar se presidenti Thaçi nuk ua ka dërguar ftesat për anëtarët e tyre.

Kështu ka thënë për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.

“Ne jemi në pritje nga Presidenti që të dërgoj ftesën. Ai në fillim ftesat ua ka dërguar grupeve parlamentare të partive, pra PDK, LDK, VV, AAK, NISMA, PSD. Dhe tani ne po e presim ftesën për të propozuarin tonë për anëtar të KQZ-së, Eshref Vishaj”, ka thënë Sherifi.

Kurse në konferencën e mëvonshme për media, Sherifi tha se nuk ka të drejtë askush, që në emër të PAN-it të dërgojë anëtarë në KQZ.

“Më 14 dhjetor kam marr një shkresë nga Zyra e Presidentit ku më thuhet të delegoj një anëtar për në KQZ. Presidenti ka dërguar gjitha grupeve parlamentare për ftesë, nga ai moment kemi pritur që ai të dekretojë anëtarin e Nisma-s, ose të tregoj do të dekretojë apo jo. Ne besojmë që presidenti të veprojë ashtu siç ka filluar procedurën që çdo grup parlamentar të ketë nga një anëtar në KQZ. Unë nuk di kujt i ka dërguar kërkesë presidenti për anëtarë të PAN-it, pasi PAN nuk ekziston në Kuvendin e Kosovës. Gjithsesi se këtë çështje do të dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Sherifi në këtë konferencë.

Zëdhënësja e PSD-së , Natyra Kuçi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk e dinë nëse zyrtarisht do të kenë një vend në KQZ.

“Jo nuk kemi marr ftesë ende. Por, po ashtu as zyrtarisht nuk kemi parë ndonjë vendim nëse do të kemi një vend në KQZ. E propozuara jonë për anëtare të KQZ-së është Marigona Drevinja”, ka thënë ajo.

Ndërsa në një konferencë për media, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar se nëse nuk përzgjidhet një anëtar i tyre në KQZ, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, atëherë çështjen do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ndërrimi i qëndrimit të presidentit Hashim Thaçi pa dhënë një shpjegim paraqet një rast se mund të ketë ndërhyrje nga brenda apo jashtë.

“Ne si PSD në vazhdimësi e kemi konsideruar të padrejtë qëndrimin e presidentit për të bllokuar KQZ-në. Megjithatë, në dhjetor ky president ka marrë vendim që secili grup parlamentar të ketë nga një anëtar në KQZ. Ne kemi dërguar, kemi pritur një vendim nga presidenti, dhe nuk kemi marrë asnjë vendim për ndërrimin e qëndrimit paraprak. Ne besojmë që në bazë të interpretimit kushtetues nga takon një anëtar në KQZ”, theksoi ai në këtë konferencë.

Kurse nga AAK thonë se ende nuk e dinë nëse është ftuar nga Presidenti, i propozuari i tyre është Ibrahim Selmanaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori