Edhe pse në një gjendje të rënduar shëndetësore që e ka detyruar të mos flasë përpara qytetarëve në më shumë se 5 vite, Presidenti i Algjerisë, Abdelhaziz Buteflika, kërkon një mandat të pestë nga zgjedhjet që do të mbahen në muajin prill.
Për shumë persona, është e habitshme se si ai mund të qeverisë pa komunikuar me popullin, ndërsa situata ka ngjallur pakënaqësi duke sjellë protesta masive në vend.
Presidenti i Algjerisë, Abdelhaziz Bouteflika, është 82-vjeç, lëviz me një karrige me rrota, flet me vështirësi, e ka patur prezencën e fundit publike në vitin 2014, por të gjitha këto arsye nuk e kanë penguar që të regjistrohet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në muajin Prill, ku ai synon një mandat të pestë.
Për shumë algjerianë, është e çuditshme se si 82-vjeçari arrin të mbajë pushtetin, duke patur parasysh goditjen në tru që pësoi gjashtë vite më parë.
Bouteflika ka qëndruar në detyrë që prej vitit 1999 dhe shumë druhen se tashmë në pushtet nuk qëndron më lideri, por rrjeti që ai ka krijuar gjatë dy dekadave qeverisje.
Për këtë arsye, në Algjeri ka patur protesta masive të qytetarëve që kundërshtojnë kandidaturën.
Ata shprehen në fjalën e tyre se janë të ngopur nga kjo qeverisje, e cila sipas tyre nuk e ka përmirësuar aspak jetesën në vend.
Abdelhaziz nuk u paraqit personalisht për të regjistruar kandidaturën në zgjedhje, e madje edhe konferenca për mediat u mbajt nga zëdhënësit e tij.
Siç thuhet tutje, përcjell oranews.tv, 82-vjeçari e ka patur daljen e fundit në televizion në 2014, kur falënderoi votuesit për mandatin e tij të katërt të fituar në zgjedhje.
Gjithsesi, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në kushtet kur një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve kanë mbushur sheshet për të kërkuar largimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë
Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë
Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?
"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit
Politikanët e BE-së të ndryshëm në mendime sa i përket vdekjes së liderit iranian
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit