LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Meksikës me një propozim për pensionistët, diçka që nuk është bërë as nga vendet shumë më të pasura se vendi i tij

Presidenti i Meksikës me një propozim për pensionistët, diçka që nuk është bërë as nga vendet shumë më të pasura se vendi i tij

Presidenti i Meksikës tha të hënën se do të bëjë një propozim që t’u garantohen njerëzve pensione të barabarta me pagat e tyre të plota në kohën kur dalin në pension.

Dhe ky premtim po vlerësohet si shumë ambiciozë, pasi që, diçka e tillë nuk është bërë nga asnjë vend tjetër, madje as nga ata shumë më të pasur se Meksika, përcjell Telegrafi.


Kjo thuhet të jetë një nga 20 reformat kushtetuese që presidenti Andrés Manuel López Obrador nuk ka pothuajse asnjë shpresë për t’u miratuar në tetë muajt që i kanë mbetur në detyrë, por që mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të tërhequr votuesit në zgjedhjet presidenciale të 2 qershorit.

“Është një vit zgjedhor, kështu që të gjitha këto iniciativa reformash mund të shihen si diçka për t’i bërë njerëzit të votojnë për Morenën”, tha Gabriela Siller, drejtore “Banco Base” me bazë në Nuevo Leon.

Për momentin, López Obrador nuk i ka votat në Kongres për të miratuar reformat, duke qenë se ato kërkojnë dy të tretat e votave për të ndryshuar Kushtetutën dhe partitë opozitare nuk ka gjasa t’i bashkohen atij, pak muaj të mbetura për të në detyrë.

Për shembull, ai dëshiron që Garda Kombëtare – tani agjencia kryesore e zbatimit të ligjit në Meksikë – t’i dorëzohet ushtrisë, një ndryshim që Kongresi tashmë e ka refuzuar. Ai gjithashtu dëshiron të kufizojë shumicën e agjencive rregullatore dhe mbikëqyrëse të qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori