LAJMI I FUNDIT:

Presidenti meksikan: Meksika nuk financon për murin e Trump

Presidenti meksikan: Meksika nuk financon për murin e Trump

Listës së personave që kanë shprehur pakënaqësi për retorikën e kandidatit republikan Donald Trump, i është shtuar edhe Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto. Ai është shprehur si miliarderi është shumë i ngjashëm në fjalimet e tij me Benito Musolinin dhe Adolf Hitlerin.

Presidenti ka folur edhe në lidhje me murin rrethues që Donald Trump ka premtuar të ndërtojë në kufirin midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Nieto deklaroi se vendi tij nuk do t’a mbështesë dhe nuk do t’a financojë asnjëherë idenë e çmendur të miliarderit.


Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, e ka krahasuar kandidatin republikan Donald Trump me dy diktatorët, Adolph Hitler dhe Benito Musolini. Sipas tij, miliarderi amerikan po përdor të njëjtën retorikë për të ardhur në pushtet, teksa fjalimet e tij përmbajnë nota urrejtjeje dhe fashizmi. Presidenti ka komentuar edhe në lidhje me propozimin e Donald Trump, i cili ka premtuar se do të ndërtojë një mur përgjatë kufirit me Meksikën në rast se do të shpallet fitues në garën presidenciale. Nieto u shpreh se qeveria meksikane nuk do t’a financojë dhe nuk do ta mbështesë asnjëherë një ide të tillë.

“Retorika e Donald Trump të sjell në mendje Hitlerin dhe Musolinin. Gjuha e përdorur prej tij është e njëjtë me atë që përdorën dy diktatorët për të ardhur në pushtet. Ata shfrytëzuan një moment të vështirë, siç ishte kriza ekonomike, dhe përfituan nga situata në të cilën ndodheshin njerëzit.

Mendoj se një gjë të tillë po e bën dhe Donald Trump. Sa i përket murit që ai pretendon të ndërtojë përgjatë kufirit, mund t’iu them se nuk do t’a mbështesim asnjëherë atë ide.”

Donald Trump është kritikuar shpesh për politikat e propozuara prej tij gjatë kësaj fushate elektorale. Ai ka hedhur idenë e dëbimit të emigrantëve si dhe ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, transmeton kp.

Ai ka propozuar edhe ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën, politika të cilat janë kundërshtuar ashpër nga politikanët dhe opinioni ndërkombëtar.