LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kroat tërheq deklaratën, thotë se Serbia duhet ta pranojë Kosovën dhe se romanca serbo-ruse është “dashnore e mashtruar”

Presidenti kroat tërheq deklaratën, thotë se Serbia duhet ta pranojë Kosovën dhe se romanca serbo-ruse është “dashnore e mashtruar”

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, i cili ditë më parë nxiti reagime të ashpra pas deklaratave se Kosova është aneksuar dhe i është marrë Serbisë nga faktori ndërkombëtar, sot ka tentuar të bëjë një lloj sqarimi, duke aluduar se deklarata e tij është keqinterpretuar.

Sipas tij, Serbia në njëfarë mënyre duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, duke theksuar se Beogradi duhet ta kuptojë se “romanca serbo-ruse” do të del të jetë një dashnore e mashtruar, transmeton Telegrafi.

Gjatë një konference për media në Zagreb në prezencë të presidentes së re sllovene Natasha Pirc Musar, ai tha se në Serbi “disa gjëra duhet të ndryshojnë” për të arritur në perëndim “ku është e mirëpritur”.


Deputetja shqiptare në Kroaci i reagon presidentit Millanoviq: Kosova ishte pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë si të gjitha shtetet e tjera
Lexo po ashtu Deputetja shqiptare në Kroaci i reagon presidentit Millanoviq: Kosova ishte pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë si të gjitha shtetet e tjera

“Situata në Ukrainë është fillimi i fundit të një romance të parashikuar serbo-ruse, ku Serbia do ta kuptojë se është një dashnore e mashtruar”, tha Millanoviq duke shtuar se Rusisë i pengon edhe “çështja e Kosovës”.

“Rusia po tenton diçka me Ukrainën, e shembulli i Kosovës po i duket si gjemb në sy. Rusia do të duhet ta njohë Kosovën në një moment ose të pretendojë se e njeh atë në mënyrë që të legalizojë atë që po bën në Ukrainë. Ky është realiteti”, shtoi presidenti kroat.

Gjithashtu tha se mes Beogradit dhe Moskës “nuk ka kurrfarë dashurie”, veç se bëhet fjalë për interesat ku Serbia i shërben  Rusisë.

Presidenti kroat bëri të ditur se Serbia “duhet ta gjejë mënyrën për ta njohur Kosovën”, dhe se politikanët në Kosovë “duhet të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, pra sipas tij duhet zbatuar gjithçka që është nënshkruar.

A është ky skandal diplomatik nga presidenti kroat? Millanoviq: Kemi aneksuar Kosovën, është marrë nga Serbia
Lexo po ashtu A është ky skandal diplomatik nga presidenti kroat? Millanoviq: Kemi aneksuar Kosovën, është marrë nga Serbia

Lidhur me deklaratën e tij se Kosova i është marrë Serbisë, Millanoviq tha është fakt që Beogradi nuk pajtohet me një gjë të tillë.

“Serbia ka mbetur pa Kosovën, nuk e dha me vullnet, e humbi në luftë”, tha Millanoviq.

Deklarata e Millanoviqit që gëzoi Serbinë e irritoi Kosovën, deputetja shqiptare në Kroaci: Presim që presidenti të kërkojë falje
Lexo po ashtu Deklarata e Millanoviqit që gëzoi Serbinë e irritoi Kosovën, deputetja shqiptare në Kroaci: Presim që presidenti të kërkojë falje

“Kam mundur ta them ndryshe, që Serbia ka mbetur pa Kosovën apo që Kosova i është marrë Serbisë, por duket se të gjithë po pajtohemi që Kosova ka qenë pjesë e Serbisë”, shtoi presidenti kroat.

Madje i bëri thirrje të gjithë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë

"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet

Botë
Kalo në kategori