LAJMI I FUNDIT:

A është ky skandal diplomatik nga presidenti kroat? Millanoviq: Kemi aneksuar Kosovën, është marrë nga Serbia

A është ky skandal diplomatik nga presidenti kroat? Millanoviq: Kemi aneksuar Kosovën, është marrë nga Serbia

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, njihet me deklarata kontroverse edhe për tema që bëjnë bujë edhe jashtë kufinjëve të Kroacisë.

Millanoviq shpesh ka dhënë deklarata të tilla edhe për rolin e Kroacisë në luftën në Ukrainë. Ai sot ka bërë një deklaratë që mund të jetë edhe skandal diplomatik, raportojnë mediat kroate, transmeton Telegrafi.


Presidenti i Kroacisë ka bërë një koment lidhur me Kosovën, duke tërhequr një lloj paralele mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe Kosovës që sipas tij është “marrë” nga Serbia.

Deputetja shqiptare në Kroaci i reagon presidentit Millanoviq: Kosova ishte pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë si të gjitha shtetet e tjera
Lexo po ashtu Deputetja shqiptare në Kroaci i reagon presidentit Millanoviq: Kosova ishte pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë si të gjitha shtetet e tjera

Kur është pyetur nga gazetarët nëse mbështet njohjen e Kosovës, ai ka konfirmuar se vendi i tij tashmë e ka bërë këtë, transmeton Telegrafi.

“Rusët janë cinik, do të thirren në aneksimin e Kosovës, që unë e mbështesë”, tha presidenti kroat.

Ndërkaq reagimi i menjëhershëm i gazetarit ishte, “kush e ka aneksuar Kosovën?”

“Faktori ndërkombëtar, ne. Kosova është marrë nga Serbia. A e kemi njohur Kosovën, po. A qëndroj me Kosovën, po. Por kur diçka bëhet pa vullnetin e shtetit, të cilës Kosova i përkiste, e që është Serbia – ishte vetëm çështje kohe kur rusët apo pala e tretë do ta bënte të njëjtën gjë”, shtoi Millanoviq.

“Unë atje kam shumë miq, pra nuk po e vë në pikëpyetje çështja e Kosovës, besoj më kuptoni për çfarë po flasë, por po vihet në pikëpyetje i tërë koncepti”, tha Millanoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori