LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kroat në Tiranë, Begaj pret në presidencë homologun Milanoviç

Presidenti kroat në Tiranë, Begaj pret në presidencë homologun Milanoviç

Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, homologu kroat Zoran Milanoviç nisi sot vizitën shtetërore dyditore në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, Milanoviç shoqërohet nga zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar. Pas pritjes zyrtare në institucionin e Presidencës, dy krerët e shteteve nisën takimet bilaterale për të vijuar dhe me konferencën e përbashkët për shtyp.


Të enjten e 19 tetorit, presidenti kroat Milanoviç, së bashku me presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit. /Telegrafi/