LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i kompanisë së veturave zbulon planet e reja të guximshme: Deri në vitin 2022, të gjitha modelet e Jeep do të elektrifikohen

Presidenti i kompanisë së veturave zbulon planet e reja të guximshme: Deri në vitin 2022, të gjitha modelet e Jeep do të elektrifikohen

Jeep po fillon një strategji agresive të elektrifikimit, që do të shohë të gjithë flotën e tij të elektrifikojë nga Plug-In Hybrid Electric (PHEV) ose nga fuqi e plotë elektrike (PEV) deri në vitin 2022.

Kjo është thënë nga presidenti i kompanisë, Christian Meunier, pasi foli për The National në Zelandën e Re javën e kaluar.


“Me 80 vjet histori, qëllimi ynë tani është t’a bëjmë Jeep markën më të qëndrueshme SUV në botë”, tha Meunier, transmeton Telegrafi.

“Duke filluar nga viti 2020 ne do të elektrifikojmë modelet Renegade, Compass dhe Wrangler dhe më pas do të kalojmë në automjete plotësisht elektrike shpejt pas kësaj, kështu që deri në vitin 2022 të gjitha modelet e Jeep do të elektrifikohen”.

Jeep shiti 300 mijë automjete në 2009 dhe, në fund të këtij viti, duhej të kishte tejkaluar pesë herë atë vëllim me një shifër të parashikuar të shitjeve që tejkalon një milion e gjysmë SUV për vitin kalendarik.

“Por nuk është vetëm Kina, ne kemi nevojë për t’u zgjeruar më tej në Evropë, e cila është bërë një qendër e rëndësishme për ne që të sjellim një markë amerikane dhe ta kombinojmë atë me elektrifikimin”, tha më tutje presidenti i kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Kalo në kategori