LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Kolumbisë vazhdon armëpushimin me FARC deri në fund të vitit

Presidenti i Kolumbisë vazhdon armëpushimin me FARC deri në fund të vitit

Presidenti kolumbian, Huan Manuel Santos deri në fund të vitit e vazhdoi ndërprerjen e zjarrit, që u dakordua midis Qeverisë dhe organizatës kryengritëse, Forcat e armatosura revolucionare të Kolumbisë (FARC).

“Sollëm vendim që ndërprerja e zjarrit midis dy palëve në konflikt të vazhdojë deri më 31 dhjetor. Ky nuk është ultimatum ose afat përfundimtar”, theksoi Santos.


Ai shpreson se gjatë asaj kohe mund të arrihet marrëveshje e re paqësore, e cila do të sjell fund të luftës qytetare gjysmë shekullore.

Santos synon për ta ripërtërijë marrëveshjen, pasi kolumbianët paraprakisht këtë muaj e hodhën në referendum. /kp/