LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Këshillit Evropian: Turqia duhet të ndalojë së luajturi ‘si macja me miun’ me BE-në

Presidenti i Këshillit Evropian: Turqia duhet të ndalojë së luajturi ‘si macja me miun’ me BE-në

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të premten se Turqia nuk e ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Greqisë dhe paralajmëroi se Bashkimin Evropian tani do të konsiderojë vendosjen e sanksioneve.

“Unë mendoj se loja e maces dhe miut duhet të mbarojë”, tha Michel, duke iu referuar aktiviteteve të përsëritura të Turqisë në ujërat greke.


“Ne do të kemi një debat në samitin e Bashkimit Evropian më 10 dhjetor dhe ne jemi të gatshëm të përdorim mjetet që kemi në dispozicionin tonë”, tha ai.

Në periudhën e fundit, Turqia ka sfiduar Greqinë në Mesdheun Lindor, duke dërguar vazhdimisht një anije kërkimi të gazit në ujëra.

Të dyja vendet janë anëtare të NATO-s dhe aleanca ka ngritur një “mekanizëm” për të ndihmuar ushtritë rivale të shmangin përplasjet aksidentale.

Por, një ndërmarrje diplomatike e drejtuar nga Gjermania ndaj Ankarasë ka treguar pak rezultate në zgjidhjen e problemeve thelbësore.

Disa vende anëtare të BE-së, veçanërisht Franca dhe Greqia, po bëjnë presion për veprime më të ashpra ndaj Turqisë.

Vendet tjera të BE-së janë më të kujdesshme.

Disa prej tyre kanë frikë se një përshkallëzim i raporteve mund të nxisë qeverinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që edhe një herë të lejojë një valë refugjatësh të dyndet drejt kufijve të BE-së. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori