LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Ivanov pret ambasadorin grek Giannakakis

Presidenti Ivanov pret ambasadorin grek Giannakakis

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e ka pritur shefin e Zyrës për lidhje të Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë, Dimitris Giannakakis, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ivanov, ashtu siç kumtojnë nga kabineti i tij, ambasadorit Janakakis i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e funksionit, duke shprehur njëkohësisht bindjen se me angazhimin e tij do të kontribuojë  në përparimin e mëtutjeshëm  të marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve.


Presidenti Ivanov e ka përshëndetur intensifikimin e dialogut në nivel ministror dhe përpjekjet e të dy vendeve për përshpejtimin e procesit të implementimit të masave për ndërtimin e besimit.

“Është e domosdoshme ti pasurojmë dhe të inkuadrojmë përmbajtje të re në bashkëpunimin bilateral, e cila pa mëdyshje ndihmon në krijimin e ambientit pozitiv. E njëjta ka të bëjë edhe me trendin pozitiv  në dialogun politik  të cilën në periudhën në vijim duhet ta mbajmë dhe pasurojmë në të gjitha nivelet”, ka theksuar Ivanov.

Në atë kontekst, presidenti i Maqedonisë e ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe harmonizimin dhe përparimin e kornizës juridike,  si dhe nevojën për lidhje të mëtutjeshme infrastrukturore dhe energjetike, ri jetësimin e rrjetit hekurudhor dhe hapjen e vendkalimeve të reja kufitare.

Të dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për projekte të mundshme, realizimi i të cilave përmes bashkëpunimit bilateral ose rajonal, do të ishin me interes të rajonit tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori