LAJMI I FUNDIT:

Presidenti brazilian bllokon shpërndarjen pa pagesë të vatave higjienike, çdo e katërta vajzë detyrohet të braktisë mësimin gjatë ciklit menstrual

Presidenti brazilian bllokon shpërndarjen pa pagesë të vatave higjienike, çdo e katërta vajzë detyrohet të braktisë mësimin gjatë ciklit menstrual

Jair Bolsonaro ka vënë veto duke bllokuar shpërndarjen pa pagesë të produkteve higjienike për vajzat dhe gratë që nuk mund t’i përballojnë financiarisht në Brazil, ku për shkak të varfërisë çdo e katërta vajzë detyrohet të mos shkojë në shkollë gjatë ciklit menstrual në mungesë të vatave higjienike.

Tabata Amaral nga Partia Demokratike e Punës dhe njëherit njëra prej ligjvënësve, thotë se presidenti me këtë vendim ka treguar “se nuk është i interesuar të kujdeset për kategorinë që janë të prekura më së shumti”, transmeton Telegrafi.


“Bolsonaro po thotë se ky projekt nuk është në interesin publik. Them se është kundër interesit publik, që ato vajza brenda një viti humbin gjashtë javë mësim për shkak të ciklit menstrual”, ka thënë Amaral për Guardian.

Fondi për fëmijë i UNICEF pranë Kombeve të Bashkuara, në maj të këtij viti në një raport ka bërë të ditur se 713.000 vajza në Brazil jetojnë pothuajse më shumë pak ushqim, derisa rreth 4 milionë tjera nuk kanë hapësira adekuate higjienike nëpër shkolla, përfshirë sapunin apo vatat higjienike, e 200.000 shkolla nuk kanë fare tualete. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori