Sipas propozimit familjet me pasuri mbi 100 milionë dollarë, do të paguajnë të paktën 20 për qind taksë mbi të ardhurat e tyre totale. Pjesë e këtij grupi janë rreth 700 familje amerikane.
Administrata e presidentit Joe Biden do të propozojë një vendim për të vendosur taksa më të larta për amerikanët më të pasur.
Sipas një dokumenti të Shtëpisë së Bardhë që pritet të publikohet së shpejti, të cituar nga Washington Post, propozimi do të jetë pjesë e buxhetit për vitin 2023.
Referuar të njëjtit dokument, propozimi i ashtuquajtur “Tatimi Minimal i të Ardhurave të Miliarderëve” parashikon një taksë minimale prej 20 për qind për familjet me pasuri mbi 100 milionë dollarë dhe do të çojë drejt uljes së deficiteve të parashikuara buxhetore me më shumë se një trilion dollarë gjatë dekadës së ardhshme.
“Kjo taksë minimale do të bëjë që amerikanët më të pasur të mos paguajnë më një përqindje tatimore më të ulët se mësuesit dhe zjarrfikësit”, thuhet në dokument.
Kush do të paguajë më shumë?
Duke nënkuptuar një riorientim masiv të ligjit tatimor të SHBA-së, propozimi do të ndikonte në 0.01 për qind të familjeve. Në këtë kategori, gjysma e të ardhurave të pritshme do të vinte nga familjet me pasuri mbi një miliardë dollarë.
Propozimi do t’i jepte fund faktit që njerëzit më të pasur në SHBA të paguajnë tarifa më të ulëta se ata që i përkasin klasës së mesme. Veçanërisht, një studim nga administrata Biden vjeshtën e kaluar zbuloi se 400 familje miliarderësh paguanin mesatarisht vetëm 8.2 për qind taksa mbi të ardhurat e tyre, në periudhën 2010-2018. Kjo përqindje është shpesh poshtë asaj të shumë familjeve të zakonshme amerikane.
Propozimi i ri do të ndryshojë në mënyrë dramatike gjendjen mbi taksat e paguara nga miliarderët amerikanë. Për shembull, pronari i Teslas, Elon Musk do të paguajë 50 miliardë dollarë shtesë në taksa, ndërsa themeluesi i Amazon, Jeff Bezos do të paguajë afërsisht 35 miliardë dollarë më shumë, sipas të dhënave që ka mundur të përllogarisë ekonomisti i Universitetit të Kalifornisë Berkeley, Gabriel Zucman.
Nevojë për më shumë përkrahje
Taksimi më i lartë për miliarderët ka qenë prej kohësh një kërkesë e politikës të së majtës. Por masa e re kërkon miratimin e Kongresit. Ajo mund të mbledhë deri në 360 miliardë dollarë të ardhura më shumë, gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Administrata Biden trashëgoi nga ish-administrata Trump një deficit buxhetor që ishte 14.9 për qind e të gjithë ekonomisë amerikane.
Megjithatë, duke filluar nga viti i ardhshëm buxhetor, deficiti do të jetë nën 5 për qind të ekonomisë. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City