LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Begaj takon Stoltenbergun: Rusia, kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon

Presidenti Begaj takon Stoltenbergun: Rusia, kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon

Në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, nga selia qendrore në Bruksel, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vlerësoi bashkëpunimin me Aleancën në të gjitha sfidat e përbashkëta sa i përket mbrojtjes dhe ruajtjes së sigurisë rajonale dhe asaj botërore.

Sipas Begajt, Shqipëria qëndron në krah të Ukrainës dhe e mbështet atë në të gjitha drejtimet, ndërsa sulmoi Rusinë se po tenton të prishë stabilitetin dhe qetësinë në rajon.

“U bë më shumë se një vit që u bëmë dëshmitarë të një lufte konvencionale. NATO ka demonstruar kohezion dhe forcë reagues për të mbrojtur çdo territor të aleancës. Zgjerimi i aleancës është detyrim ndaj anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës është i mirëpritur dhe i domosdoshëm”, tha Begaj.


“Shqipëria qëndron në krah dh do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në të gjitha drejtimet, për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Rusia përbën kërcënim direkt ndaj NATO-s dhe Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i saj është prishja e paqes deh stabilitetit të vendeve të rajonit”, shtoi presidenti.

“Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi – Kosovë. Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv. Vlerësoj angazhimin e NATO-s në rajon dhe praninë e KFOR në Kosovë. Jemi përpara sfidave të mëdha që kërkojnë vendime të guximshme. Shqipëria vlerëson kërcënimin që vjen edhe nga Irani. Kujtojmë sulmet kibernetike ndaj sistemeve qeveritare në Shqipëri.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Bajram Begaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori