LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Begaj flet për situatën në veri të Kosovës: Të mos biem pre e provokimeve

Presidenti Begaj flet për situatën në veri të Kosovës: Të mos biem pre e provokimeve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka folur sot për situatën e krijuar në veri të Kosovës duke bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve gjatë një vizite në Kukës, Begaj ka dërguar një mesazh për autoritet e Kosovës duke theksuar nevojën e vazhdimit të dialogut is e vetmja mundësi për zgjidhjen e problemit.


“Mesazhi im është që të ruhet qetësia dhe të vazhdojë dialogu, sepse vetëm përmes tij mund të arrihet zgjidhja e problemit. Situata globale në tërësi është e cenuar, situata është e qetë, por shumë e brishtë dhe në çdo kohë mund të ketë tensione. Ne si komb duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos biem pre e provokimeve”, ka thënë Begaj. /Telegrafi/