LAJMI I FUNDIT:

I premtoi një jetë plotë aventura, prej vitesh udhëton nëpër botë duke e bartur në shpinë djalin me invaliditet – rrëfimi i australianes

I premtoi një jetë plotë aventura, prej vitesh udhëton nëpër botë duke e bartur në shpinë djalin me invaliditet – rrëfimi i australianes

Nga Havai në Bali, Jimmy Antram, për 26 vite jetë ka vizituar shumë vende të botës, por në një mënyrë të pazakontë – udhëtoi në shpinën e nënës së tij.

Niki Antram, 43-vjeçe nga Australia, prej vitesh udhëton nëpër botë së bashku me të birin Jimmy. E solli në jetë kur ishte vetëm 17-vjeçe, e së bashku udhëtuan në shumë vende të botës – Havai, Bali e shumë destinacione tjera që i vizituan në një mënyrë paksa të pazakontë, transmeton Telegrafi.


Jimmy është një djalë me rivalitetet mendor dhe fizik. U verbua kur ishte vetëm dymuajsh, dhe tani ka nevojë për përkujdes 24/7. Kur Niki e solli në jetë, i premtoi vetes se do t’ia afrojë jetën më të mirë të mundshme – kështu i mundësoi një sërë aventurash, të gjitha i realizoi duke e bartur në shpinë.

Ajo është e vetëdijshme që bartja e Jimmy në shpinë me kalimin e kohës do t’ia vështirësojë punën. Pavarësisht që ka karrocë invalidësh, atë rrallë e përdor, e Niki ndihmon të birin që të tentoj ta bëjë hapin e parë.

“Kur planifikoj udhëtime të gjata, gjithmonë kujdesem që të kem me vete një numër të madh të pampersave, rroba e madje çarçafë. Gjithçka planifikojë para kohe dhe paralajmërojë shkuarjen tonë – duke filluar nga restorantet, hotelet e aventurat e ndryshme. Edhe pse e di që gjithçka do të jetë në rregull, më pëlqen t’i informojë për në dhe të sigurojnë që do të më kuptojnë dhe gjithçka që shkojë si është më së miri”, tha Niki.

Jimmy deri më tani ka kalëruar, rrëshqitur me sajë dhe notuar me delfinë. Ajo tashmë ka planifikuar udhëtimet e radhës në Kanada, por pandemia paksa ua ka prishur planet. Aktualisht për shkak të masave anti-COVID po qëndrojnë në Australi.

“Jam e lumtur që Jimmy ka interesim të njëjtë sikurse unë për gjëra të ndryshme. Të dyve na pëlqen natyra, uji dhe aventurat. Nga Bali deri në Havai kemi qëndruar jashtë gjatë netëve. Gjithmonë jam në kërkim të mënyrave që do t’ia bëjnë jetën më të mirë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori