LAJMI I FUNDIT:

Premierligë: Formacioni i javës së 27-të

Premierligë: Formacioni i javës së 27-të

Fulhami bëri një paraqitje mjaft mbresëlënëse për të nxjerrë një pikë përballë njërit prej ekipeve më të fuqishme të Premierligës, Arsenalit.

Në 11-shen e javës në Premierligë, ekspertët e Goal.com kanë gjetur hapësirë për dy lojtarë të këtij ekipi (një nga mbrojtja dhe një nga mesfusha).

Chelsea shënoi fitore të rëndësishme ndaj Wigan Athletic duke ruajtur hapin në krahasim me liderin e Premierligës, Manchester United.

Dy golashënuesit e bluve janë përfshirë po ashtu në 11-shen e javës, por nuk është lënë anash as edhe mbrojtja e Wiganit, e cila edhe pse u mposht, u tregua mjaft e fuqishme përballë sulmit të Chelseat.


Në vazhdim 11-shi i javës në Premierligë:

Portier: Mark Schwarzer (Fulham)

Mbrojtës: Maynor Figueroa (Wigan Athletic); John Terry (Chelsea); Titus Bramble (Wigan Athletic); Phil Jagielka (Everton);

Mesfushorë: Frank Lampard (Chelsea); Danny Murphy (Fulham); Jack Collison (West Ham United);

Sulmues: Stewart Downing (Middlesbrough); Tim Cahill (Everton); John Carew (Aston Villa)

Formacioni 4-3-3:
Schwarzer

Jagielka – Bramble – Terry – Figueroa

Collison – Murphy – Lampard

Cahill – Downing

Carew