LAJMI I FUNDIT:

Prekja që kthen shëndetin

Prekja që kthen shëndetin

Me përmirësimin e boshtit kurrizor kiropraktikuesit nxisin procesin e vetëshërimit të organizmit.

Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375;  044 180 052

Kini probleme me boshtin e kurrizit, ju mundon shpesh dhembja e kokës, të cilave nuk ua dini shkakun, vuani nga pagjumësia apo ju sulmon shpesh inflamacioni i veshit? Nëse vështirësitë e përmendura ju mundojnë tashmë një kohë të gjatë, ndërsa mjeku juaj nuk mund të gjejë shkakun e pengesave, ndoshta është koha të shkoni te mjeku kiropraktik.


Kiropraktika është degë e mjekësisë alternative. Fjala është për shkencën e cila merret me zbulimin e funksionit të parregullt të boshtit kurrizor dhe të nyjave. Po studiohet që trupi mund të shërohet vetë, nëse është i ndërtuar drejt. Nëse nyja, përkatësisht boshti kurrizor nuk janë në pozicion anatomik, në mënyrë të padrejtë ngarkohen, mund të shkaktojnë dhembje apo të çojnë në vështirësi të tjera.

Doktorët e kiropraktikës nuk janë magjistarë vudu as që kanë fuqi mbinatyrore me të cilat i shërojnë njerëzit, por janë punëtorë shëndetësorë të aftësuar për eliminimin e problemeve të lidhura me nervat, pastaj me strukturën e muskujve dhe të eshtrave. Me lëvizje duarsh korrigjohen boshti kurrizor dhe nyjat, me çka nxisin procesin natyror të vetëshërimit, vitalitetin dhe forcën.

Pas trajtimit manual do t’ju rekomandojnë ushtrime përkatëse rehabilituese, si edhe regjimin e ushqimit.

Pos vështirësive të përmendura më lart, me rregullimin e nyjave kiropraktkuesit mund të ndikojnë edhe në shërimin e këtyre sëmundjeve edhe çrregullimit të hiperaktivitetit, lodhjes, alergjive vështirësive me zemrën dhe me metabolizmin, ftohjen, dhembjet e nofullës, koshin e kraharorit, duart dhe këmbët, artritin, artrozën, shtangimin e qafës, migrenën, astmën dhe bronkitin, stresin, çrregullimet në lëkurë, shtangimin e fytyrës, nervozizmin, problemin me peshën, humbjen e ekuilibrit, pastaj dhembjet, djegiet dhe therjet në pjesën e poshtme të trupit.

Pothuajse çdo problem që nuk ka të bëjë me natyrën infektive, kriopraktikuesi mund ta shërojë pa ilaçe dhe pa operacion, në mënyrë plotësisht natyrale.

Me rastin e vizitës së parë kiropraktikuesi hollësisht do t’ju pyes për pengesat, historinë e sëmundjes, mënyrën e ushqimit, punën private dhe zyrtare. Pas kontrollit, i cili ndonjëherë përfshin edhe incizime rëntgenologjike, por edhe rezultatet laboratorike, kiropraktikuesi do të vendosë për trajtimin dhe do t’ju komunikojë se në cilat raste kiropraktika mund t’ju ndihmojë e në cilat jo.

Nga trajtimi më së shpeshti praktikohet barazimi kiropraktik. Gjithashtu, në disa raste do të jetë e nevojshme të kombinohet shërimi që përfshin trajtimin me magnet, me drita, akupunkturë, homeopati apo mobilizim. Para se të vendosni të shkoni te kiropraktikuesi, informohuni a është i licencuar, sepse vetëm te kiropraktikuesi i kualifikuar jeni në duar të sigurta.

Sa është i rëndësishëm boshti kurrizor, tregon edhe regjistri i sëmundjeve të cilat është e mundshme të shërohen me korrigjimin e boshtit kurrizor.

Këshillat e dobishme

1. Çdo ditë ndani kohën për relaksim fizik dhe mendor.

2. Kurrë mos u përkulni vetëm në bel, por njëkohësisht lakoni edhe gjunjët.

3. Këmbët kryqëzoni në nivel të nyjave të këmbëve. Kryqëzimi i gjunjëve mund të shkaktojë dhembje në shpinë dhe të ndikojë në qarkullim të gjakut.

4. Kur drejtoni automobilin, ulësja patjetër duhet të jetë e forcuar mirë ashtu që sa më lehtë t’u qaseni komandave.

5. Flini në shpinë apo anash me këmbët lehtë të lakuara. Shmanguni gjumit në bark.

6. Gjithmonë uluni rrafsh. Shmanguni karrigeve tepër të buta dhe tepër të forta, zgjidhni atë që i përshtatet peshës suaj.

7. Kur drejtoni automobilin për një kohë të gjatë, kohë pas kohe ndaluni, dilni jashtë dhe shtrini këmbët.

8. Flini në krevat të fortë me spirale.

9. Nuk është mirë të lexoni në krevat as të shikoni TV nga krevati.

10. Kur ngrini pesha, shfrytëzoni muskujt e këmbëve, jo muskujt e shpinës.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori