LAJMI I FUNDIT:

Prej sot linja ajrore Beograd-Ohër

Prej sot linja ajrore Beograd-Ohër

Në aeroportin e Ohrit Shën Apostul Pali, sot do të zbresë aeroplani i parë ‘Air Serbia’ me çka zyrtarisht do të emërohet vendosja e linjës ajrore Beograd-Ohër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ngjarje është paralajmëruar prania e menaxherit të përgjithshëm të TAV Maqedoni, Zoran Krstevski, drejtori ekzekutiv kryesor i ‘Air Serbia’ për lidhje dhe marrëdhënie me Qeverinë, Branimir Maloviq dhe kryetari i komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski.


Vendosja e kësaj linje ajrore pritet të shërbejë në zhvillimin e turizmit dhe në rritjen e numrit të turistëve nga Serbia, por edhe nga shtete tjera evropiane me të cilat aeroporti i Beogradit ka lidhje të drejtpërdrejtë.
Gjithashtu, qytetarët e Maqedonisë do të kenë mundësi më të volitshme të udhëtojnë deri në Serbi dhe deri në shtetet evropiane. /Telegrafi/