LAJMI I FUNDIT:

Prej një janarit do të mund të fusni mallra në Maqedoni deri më 90 euro pa paguar doganë

Prej një janarit do të mund të fusni mallra në Maqedoni deri më 90 euro pa paguar doganë

Për të zbatuar rekomandimet e Komisionit Evropian, si dhe për të rritur vëllimin e e-tregtisë në vend, dërgesat e vogla me vlerë deri në 90 euro do të lirohen nga detyrimet doganore duke filluar prej më 1 janar 2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reklama

Sipas Ministrisë së Financave, Nina Angelovska kjo është bërë e mundur me ndryshimet në Dekret, të bëra në bazë të analizës së zhdoganimit të dërgesave të vogla, të cilat ngrenë pragun e lirimit të detyrës për to prej 45 euro aktuale në 90 euro.

“Ndërsa rritet numri i dërgesave të vogla që qytetarët dhe kompanitë dërgojnë përmes internetit, po kështu rriten edhe sfidat si për shtetin ashtu edhe për kompanitë. Në BE, pragu për dërgesat e vogla është 150 euro. Qytetarët që kthehen nga jashtë përmes kalimi kufitar mund të mbajnë mallra me vlerë deri më 350 euro dhe të mos paguajnë detyrime importi. Kur flasim për lehtësimin e e-tregtisë ndërkufitare, të dy palët duhet të merren parasysh. Kërkesat e qytetarëve për të rritur pragun e vlerës së mallrave që i nënshtrohen përjashtimit nga detyrimet doganore janë konstante. Nga ana tjetër, ekziston një presion i madh ndaj një kategorie të caktuar qytetarësh, të cilët, përmes rritjes së privilegjeve më të mëdha, dëshirojnë të tregtojnë në mënyrë të paligjshme. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin”, tha Nina Angelovska gjatë promovimit të skanerit për dërgimet postare.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, blerjet në internet në vendin tonë në vitin 2019 u rritën për 14 përqind, domethënë porositë online u rritën prej 31.6 në 35.9 përqind. Numri i familjeve që përdorin internetin gjithashtu është rritur këtë vit për 81.8 përqind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Siguri
Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Lajme
Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës  dhe tre sulmues serbë

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Lajme
Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Lajme
Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Lajme
Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Lajme
Kalo në kategori