LAJMI I FUNDIT:

Prej nesër mbyllet për qarkullim rruga Kaçanik – Hani i Elezit

Prej nesër mbyllet për qarkullim rruga Kaçanik – Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka marrë vendim që qysh nga nesër (e martë), nga ora 10:00, të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit, pasi ka rrezik nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve.

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në konferencën e jashtëzakonshme për media tha se Ministria e Infrastrukturës planifikon t’i bëjë matjet e lëvizjes së tokës në atë rrugë për një javë rresht.


Kadriu u shpreh se si ministri janë në dijeni për vështirësitë që do të ketë në qarkullimin e veturave një vendim i tillë, porse shtoi se për shkak të rrezikut serioz që paraqet ajo rrugë, një gjë e tillë ka qenë e pashmangshme. Madje sipas tij, reshjet e shiut kanë bërë që rreziku të bëhet edhe më i madh për shkak të zgjerimit të plasaritjes që ka ngjarë mbrëmë.

“Mbrëmë me reshjet atmosferike ajo plasaritje veç është zgjeruar për disa centimetra. Kështu që ne sot i kemi rekomanduar ministrit Palë Lekaj bashkë me drejtorët, në një takim së bashku, që duhet të merret një vendim për ndërprerjen e aksit rrugor Kaçanik – Hani i Elezit për qarkullim të veturave. Ky vendim hyn në fuqi nesër në ora 10:00 dhe do të vazhdojë tutje deri në sanimin e gjendjes”, tha Kadriu, raporton KP.

Ai bëri të ditur rrugët alternative që qytetarët mund të shfrytëzojnë deri në një vendimin e radhës nga Ministria e Infrastrukturës, derisa bëri të ditur se të gjithë kamionët duhet të kalojnë në Glloboqicë nga dita e nesërme.

“Ne si alternativë kemi paraparë që qytetarët me vetura të kalojnë në aksin rrugor Glloboqicë – Gorancë- Hani i Elezit, me një gjatësi prej 12 kilometrave. Është një rrugë të cilën vitin e kaluar Ministria e Infrastrukturës e ka asfaltuar. Është me gjerësi 6 metra, ndërsa nga Fusha e Pajtimit i bie diku rreth 24 kilometra, ku qytetarët mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë në drejtim të Shkupit. Mirëpo, alternativë tjetër e kemi edhe pikëkalimin në Glloboqicë, i cili shkon në drejtim të Tetovës. Ndërsa të gjithë kamionët duhet të kalojnë në Glloboqicë nga dita e nesërme”, sqaroi ai.

Siç tha ai, masat që duhet te merren në këtë segment janë: sinjalistika, largimi i gurëve, shqyrtimet gjeomekanike, matjet e lëvizjes së tokës si dhe në fund propozimi për masat që duhet të merren për të dalë nga kjo gjendje.

Krejt në fund, ai bëri të ditur se brenda 10-ditësh do të dalin me një projekt sanues të gjendjes, qoftë me ndërtim të një ure apo riasfaltimit të asaj pjese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori