LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat dramatike të kalimit të Alisson tek Liverpooli – lëvizja u bë realitet pasi dështoi një tjetër transferim

Prapaskenat dramatike të kalimit të Alisson tek Liverpooli – lëvizja u bë realitet pasi dështoi një tjetër transferim

Transferimi i Alisson Becker tek Liverpooli u bë realitet vetëm pasi që një transferim tjetër dështoi në minutat e fundit.

Në vitin 2018, Liverpooli ishte vënë në kërkim të një portieri të ri pasi Loris Karius bëri dy gabime të pafalshme në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Eventualisht, ‘Të Kuqtë’ arritën të transferojnë brazilianin Alisson nga Roma për shumën e 66.9 milionë eurove. Që prej atëherë, Alisson kishte luajtur një rol të madh në kohën e suksesshme të Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit.


Sidoqoftë, tani është zbuluar se gjërat mund të kishin qenë shumë më ndryshe në rast se Liverpooli do të përfundonte blerjen e Nabil Fekir.

Ishte raportuar në 2018 se Liverpooli ka arritur një marrëveshje prej 52.8 milionë eurosh me Lyonin, por marrëveshja dështoi në minutat e fundit.

“Të gjitha pjesët e enigmës u kompletuan, sepse po të kishim nënshkruar me Fekir, atëherë nuk do të kishte para për të nënshkruar me Alisson. Kështu që, ne ishim me fat që ajo marrëveshje dështoi”, ka thënë Achterberg, ish-trajneri i portierëve tek Liverpooli.

“Unë iu thashë drejtuesve, ‘Duhet të jemi më të shpejtë’, sepse Chelsea dëshironte po ashtu transferimin e Alisson”.

“Ata do ta shesin Courtois në Madrid kështu që duhet të arrijmë marrëveshje më herët, dhe kjo është ajo që ndodhi”, përfundoi ai.

Pasi dështoi transferimi i tij tek Liverpooli, Fekir u largua eventualisht nga Lyoni në vitin 2019 për të vazhduar karrierën tek Real Betisi, në një marrëveshje prej 26.7 milionë eurosh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori