LAJMI I FUNDIT:

PRAPA SYVE TË KALTËR

PRAPA SYVE TË KALTËR

Nga: Pete Townshend (kënga “Behind Blue Eyes”, albumi “Who’s Next” i vitit 1971 i grupit The Who)
Përktheu: Besnik Hamiti

Askush s’e di çfarë ndjenje është
Të jesh njeri i keq, njeri i pikëlluar
I fshehur prapa syve të kaltër


Askush s’e di çfarë ndjenje është
Të jesh i urryer, të kesh fatin
Vetëm të gënjesh

Por ëndërrat e mia nuk janë aq boshe
Siç është mbase ndërgjegjja ime
Kaloj orë të tëra krejt i vetëm
Dashuria ime është hakmarrja që s’lirohet kurrë

Askush s’e di çfarë ndjenje është
T’i kesh këto ndjenja që kam unë
E fajin ta lë ty

Askush s’e përpin zemërimin e vet
Siç bëj unë, dhembjen e mjerimin
S’e shfaq kurrë

Por ëndërrat e mia nuk janë aq boshe
Siç është mbase ndërgjegjja ime
Kaloj orë të tëra krejt i vetëm
Dashuria ime është hakmarrja që s’lirohet kurrë

Kur dora më mblidhet grusht, hapmani
Para se ta përdor e ta humb qetësinë
Kur buzëqesh, më jepni lajm të keq
Para se të qesh e të sillem si i marrë

E nëse përpij diçka mëkatare
Futmani gishtin thellë në fyt
E nëse ngjethem, ju lus të më jepni një plaf
Më mbani ngrohtë, lermëni të vesh pallton tuaj

Askush s’e di çfarë ndjenje është
Të jesh njeri i keq, njeri i pikëlluar
I fshehur prapa syve të kaltër