LAJMI I FUNDIT:

‘Prapa skenave të protestës’ – si hetuesit rusë po e luftojnë lëvizjen opozitare të Alexei Navalnyt në rrjete sociale?

‘Prapa skenave të protestës’ – si hetuesit rusë po e luftojnë lëvizjen opozitare të Alexei Navalnyt në rrjete sociale?

Zyrtarët dhe avokatët e Kremlinit për vite me radhë kanë akuzuar në medie Alexei Navalnyn dhe aktivistët e tij për rekrutim të qëllimshëm të të miturve për protesta kundër qeverisë. Këto akuza janë kryesisht një përgjigje ndaj mbështetjes së lëvizjes opozitare të Navalnyt në rrjetet sociale, si dhe faktin se mesazhi i tij me sa duket po përhapet te audienca e të rinjve. Për të gjitha ankesat e tyre rreth asaj se si Navalny po “politizon rininë”, autoritetet shtetërore kanë angazhuar studentë në të gjithë Rusinë.

Më 2 shkurt 2021, Komiteti Federal i Hetimeve publikoi në YouTube një video 17-minutëshe, të titulluar “Prapa skenave të protestës”, kushtuar tërësisht demonizimit të demonstratave të 23 dhe 31 janarit, kur aktivistët kërkuan që Navalny të lirohet nga burgu.

Videoja në vetvete përmban një koleksion të pamjeve të supozuara nga protestat e Moskës gjatë muajit janar, të përziera me kërkimfalje nga demonstruesit e arrestuar dhe komentimin nga disa ekspertë, përfshirë drejtoreshën e Institutit të Punës Psikologjike dhe Sociale të Universitetit Shtetëror Mjekësor, Maria Kelyelyova. Kjo është gruaja e ekspertit më të njohur pro-Kremlinit, Dimitry Kisisov.

Gjatë gjithë videos, rrëfyesi dhe ekspertët në mënyrë të përsëritur pohojnë se adoleshentët janë të ndikuar nga manipulimet, veçanërisht nga rrjeti social TikTok, të cilën Kelyelyova e përshkruan si një “zyrë rekrutimi” që joshë adoleshentët duke përdorur metoda të ngjashme me “reklamën e nënvetëdijes”. Kjo video, gjithashtu përmban pamje me kamerë të fshehtë të transmetuara nga kanali shtetëror Russia Today që tregon se Vladimir Ashurkov, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalnyt, me sa duket takohet privatisht me diplomatët britanikë.

Disa media kanë bashkëpunuar për të promovuar videon e Komitetit Hetimor. Pasi ky filmim u shfaq në kanalin zyrtar të agjencisë në YouTube, mediet pro-Kremlinit filluan ta shpërndanin atë në platformat e tyre.

Po ashtu, videoja u shpërnda nga llogaritë e grupeve që lidhen me luftën e Rusisë në Ukrainën lindore, aktivistët e ekstremit të djathtë “NOD”, grupet për të drejtat e të rinjve, departamentet lokale të policisë dhe komisionet rajonale të të drejtave të njeriut. Edhe disa biblioteka të qytetit dhe institucione të arsimit të lartë morën pjesë në veprim, duke e publikuar videon në faqet e tyre në VKontakte.

Deri më tani, videoja origjinale e Komitetit Hetimor ka marr më shumë se 75 mijë shikime në YouTube, me 2,600 pëlqime dhe 15 mijë jopëlqime. Sipas analizës së t30p.ru, shumica e komenteve të videos ishin nga llogaritë që rregullisht postojnë mesazhe të ngjashme pro-qeveritare në lidhje me Alexei Navalnyn dhe protestat në Bjellorusi.

Meduza zbuloi se shumë nga pamjet e përdorura në këtë video janë regjistruar në Ukrainë midis viteve 2013 dhe 2016. Me sa duket pamjet janë marrë në mënyrë të paligjshme nga një platformë online të videove.

Anëtarët e Komitetit Hetues të Rusisë gjithashtu janë takuar drejtpërdrejt me studentë në institucione në të gjithë vendin për ta shfaqur këtë filmim dhe për të mbajtur leksione mbi temën e ekstremizmit kriminal. Këto prezantime kanë tentuar të tërheqin turma të mëdha, mirëpo në Universitetin Shtetëror të Veri-Lindjes në Magadan morën pjesë vetëm 30 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori