LAJMI I FUNDIT:

Pranohet nominimi i ministres Deskoska për anëtare të Komisionit të Venedikut

Pranohet nominimi i ministres Deskoska për anëtare të Komisionit të Venedikut

Nominimi qeveritar i ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska për anëtare të Komisioni të Venendikut është pranuar. Lajmin përmes ‘Facebook’ e bëri të ditur vet ministrja Deskoska.

“Është pranuar nominimi im për anëtare të Komisionit të Venedikut. Kjo është vërtetim se janë përmbushur kriteret për anëtarësim në komision. Ju falënderoj për besimin”, shkroi Dekoska, njofton Telegrafi Maqedoni.


Për nominimin e saj, reagoi edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili akuzoi për konflikt të interesave. Ai i bëri thirrje Komisionit Anti-korrupsion të reagojë për këtë rast.

Ministrja e Drejtësisë theksoi se nuk ka konflikt të interesave, por edhe ajo i bëri thirrje komisionit të nisë procedurë për këtë rast.

“Edhe unë i bëj thirrje Komisionit Anti-korrupsion të deklarohet rreth rastit. Nuk ka konflikt të interesave për shkak se bëhet fjalë për angazhim jashtë vendit”, tha Deskoska duke shtuar se bëhet fjalë për përfaqësim të Maqedonisë së Veriut në komisionin e Këshillit të Evropës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori