LAJMI I FUNDIT:

Pranga policit, ndihmonte kultivuesit e kanabisit

Pranga policit, ndihmonte kultivuesit e kanabisit

Një efektiv i policisë ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka përkrahur kultivuesit e kanabisit. Në pranga ka rënë Ardjan Loci 45 vjeç me detyrë trup shërbimi, shofer pranë FNSH Shkodër.

Vendimi për arrestimin e 45- vjeçarit u mor pas hetimeve të ndërrmara nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria e Shkodrës për favorizim të kultivuesve të kanabisit në zonën e Dukagjinit.


Mbi efektivin e FNSH rëndojnë dy akuza, ajo për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.