LAJMI I FUNDIT:

Prandelli merr drejtimin e gjigantit spanjoll?

Prandelli merr drejtimin e gjigantit spanjoll?

Valencia duket se ka vendosur t’i besojë stolin trajnerit italian Cesare Prandelli.

E përditshmja spanjolle, Marca zbuloi një darkë sekrete ndërmjet teknikut italian dhe drejtorit sportiv të klubit, Jesus Garcia Pitarch.


Sipas gazetës, pikërisht në këtë takim, palët arritën edhe një pjesë të marrëveshjes.

Natyrisht që bisedimet e përfaqësuesit të Valencias janë autorizuar nga pronari i klubit, Peter Lim, që ka vendosur t’ia besojë projektin ish-teknikut të Kombëtares italiane.

Starti i sezonit për skuadrën ka qenë zhgënjyes, me katër humbje në katër javët e para. Valencia dha shenja ringritje, duke fituar dy ndeshje radhazi në kampionatin spanjoll, të cilat e larguan nga vendi i fundit në renditje.

I realizoi gol Realit, por tani rrezikon të burgoset!
Lexo po ashtu I realizoi gol Realit, por tani rrezikon të burgoset!

Megjithatë, Marca thekson se dy sukseset e arritura nuk kanë shërbyer për të ndryshuar mendimin e drejtuesve të klubit rreth trajnerit aktual, Marco, i cili duket në prag të shkarkimit nga detyra.

Këtë e konfirmojnë negociatat me Cesare Prandellin dhe akordi parimor i arritur në disa pika, siç janë kontrata 1-vjeçare e pretenduar nga trajneri italian me opsionin për të rinovuar edhe për një sezon.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori