LAJMI I FUNDIT:

Pozitë e opozitë kritikojnë BE-në për vonesa në ndëshkimin e Serbisë

Pozitë e opozitë kritikojnë BE-në për vonesa në ndëshkimin e Serbisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri e quajnë të vonshëm reagimin e BE-së për të vënë sanksione ndaj Serbisë, e cila qëndron prapa agresionit ndaj Kosovës më 24 shtator.

Ndërkohë, se masat ndaj Serbisë janë hartuar e ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.


Deputetët kosovarë kërkojnë pa vonesë vendimin e BE-së për sanksione ndaj Serbisë, duke përmendur kështu faktet dhe provat e publikuar nga institucionet e Kosovës.

“Me gjitha faktet që tashmë janë, BE dhe të gjitha vendet anëtare të saj duhet ta dënojnë Serbinë, për financim të terrorizmit dhe destabilizmin e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Agon Batusha deputet i LVV-së.

Edhe në PDK, LDK e AAK thonë se Qeveria e Kosovës  duhet  të nisë një ofensivë diplomatike për t`i bindur aleatët perëndimorë që të ndëshkojnë Serbinë për sulmin e 24 shtatorit. Ata po ashtu thonë se është koha që BE të mbajë qëndrim të balancuar për të dyja vendet.

“Pas sulmit terrorist që është dëshmuar se është organizuar nga shteti serb është e domosdoshme që të ballafaqohet Serbia me sanksione të ashpra nga BE dhe gjitha bota demokratike”, tha për RTK-në Elmi Reçica deputet i PDK-së.

Opozita kritikon mazhorancën për pagesat e serbëve të shpallur terroristë nga Qeveria
Lexo po ashtu Opozita kritikon mazhorancën për pagesat e serbëve të shpallur terroristë nga Qeveria

“Ne e dimë që këto procese janë të ngadalshme, vendosja  e sanksioneve është e shpejtë, por heqja është e ngadalshme. Është momenti që kryeministri dhe presidentja, t’i thirrin mendjes dhe ta shohin se ku dhe te kush duhet të mbështeten, ne duhet ta rikthejmë mirëbesimin me qendrat e vendosjes me SHBA-të dhe Evropën”, tha Reçica.

“Do të duhej të hiqen masat ndaj Kosovës dhe t’i vendosen Serbisë, sepse dihet qartë çfarë ka bërë dhe ende s’kemi stabilitet në veri”, tha Rrezarta Krasniqi deputete e LDK-së.

“Sa i përket sanksioneve ndaj Serbisë, janë vonuar, sepse dihet që kemi pas agresion ndaj shtetit të Kosovës. Po ashtu duhet të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, pasi tashmë po dihet kush është agresori”, tha Pal Lekaj- nga AAK.

Ai gjithashtu ka thënë se BE-ja ka dështuar edhe në dialog edhe në vënien e sanksioneve, dhe po duket që ka një anshmëri ndaj Serbisë.

Ndryshe, katër ditë pas ngjarjeve në Bansjkë, me 97 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori