Këshilla të shkurtra se si ta ushqeni me sukses beben tuaj me gji dhe ta lejoni atë të thithë siç duhet

Për një ushqim të suksesshëm të bebes me gji, një nga kushtet më të rëndësishme është vendosja e saktë e foshnjës në gji, në mënyrë që ajo të pranojë majën e sisës në mënyrën e duhur.

Gjithashtu e rëndësishme është që nëna të jetë e relaksuar dhe të ndihet rehat, transmeton Telegrafi.

Në vijim janë pesë pozicionet kryesore të ushqimit te bebes me gji.

1. Ushqyerja me gji kur nëna është e shtrirë në shpinë

Shtrihuni në shpinë dhe mbështetuni në një jastëk për t’u ndier më rehat. Kthejeni beben drejt jush në mënyrë që barku i saj të jetë në tuajin.

2. Pozicioni i djepit

Mbështeteni beben në krahun tuaj dhe mbajeni në pozicion horizontal, pak poshtë gjirit. Nëse jeni duke ushqyer me gji një të porsalindur, si mbështetës përdorni një jastëk të thjeshtë ose jastëk për ushqim me gji.

3. Djepi kryq

Mbështeteni fëmijën në dorën e kundërt në raport me sisën në të cilin fëmija do të thithë. Ky pozicion është i përshtatshëm për bebe të lindura para kohe ose për ato që ende janë duke mësuar të thithin.

4. Pozicioni “ragbi”

Vendoseni beben në një jastëk, të shtrirë anash, në lartësinë e gjirit, në mënyrë që këmbët e saj të jenë nën krahët tuaj (ashtu sikur lojtarët mbajnë një top ragbi). Ky pozicion u përshtatet nënave që lindin me prerje cezariane.

5. Ushqyerja me gji anash

Shtrihuni në krah, mbështesni kokën me njërën dorë dhe me dorën tjetër mbajeni beben, koka e së cilës duhet të jetë në nivelin e gjirit.

/Telegrafi/