LAJMI I FUNDIT:

“Pothuajse ende shkëlqen”, shpata 3000 vjeçare zbulohet në Gjermani

“Pothuajse ende shkëlqen”, shpata 3000 vjeçare zbulohet në Gjermani

Një shpatë bronzi më shumë se 3000 vjet e vjetër, e cila është aq mirë e ruajtur sa “pothuajse ende shkëlqen”, është zbuluar në jug të Gjermanisë.

Zyra shtetërore bavareze për ruajtjen e monumenteve historike (BLfD) tha se shpata, e cila besohet se daton në fund të shekullit të XIV-të para Krishtit – mesi i epokës së bronzit – u gjet gjatë gërmimeve të javës së kaluar në Nordlingen, midis Nurembergut dhe Stuttgartit.


Shpata ka një dorezë tetëkëndëshe dhe u gjet në një varr në të cilin tre persona – një burrë, një grua dhe një djalë – ishin varrosur së bashku me objekte bronzi, tha BLfD.

Nuk ishte ende e qartë nëse të tre kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe nëse po, si, raporton theguardian.

Prof. Mathias Pfeil, kreu i BLfD, tha se “shpata dhe varri duhet ende të ekzaminohen në mënyrë që arkeologët tanë të mund ta kategorizojnë më saktë këtë gjetje. Por, tashmë mund të themi se gjendja e shpatës është e jashtëzakonshme. Një zbulim si ky është shumë i rrallë”.

Është e pazakontë të gjesh shpata nga kjo periudhë, por ato kanë dalë nga tumat e varreve që u hapën në shekullin e XIX-të ose si gjetje individuale, tha BLfD. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori