LAJMI I FUNDIT:

POTHUAJ VERË

POTHUAJ VERË

Poezi nga: Dylan Thomas
Përktheu: Kujtim Morina

Pothuaj verë dhe djalli
akoma vjen për të vizituar disa lidhje të largëta.
Nëse jo vetë personalisht, dërgon ligësinë e tij të pafund
përmes lajmëtarëve, fluturimit të zogjve
që shqiptojnë nëpër qiell lajmet e djallit
britmat e stinëve, plot me nënkuptime.
Ai e ka të lirë të gjithë zonën tani, zotat janë larguar.
Kush nuk i sheh farërat që ai mbjell?
Ligji lejon
të pirët e tij të shfrenuar dhe buzët e tij
që iu afrohen njerëzve tek veshi
duke iu përshpëritur ndjesi të kundërta
apo duke nxitur thashetheme
Djalli i mirëpritur vjen si mik,
vjedh çfarë është më e mirë – më të shkëlqyeshmen e trupit
përdhunon, i lë si të humbur (të dashuruarit!)
dhe mbledh grushtat
për çfarë ka arritur, i mrekulluar.


Djalli i mirëpritur vjen i ftuar,
i dyshimtë, por kjo gjendje kalon shpejt.
Ata luten t’i marrë me vete, dhe djalli thyen
edhe atë që nuk është thyer ende,
dhe e lë në mes të bishtave të cigareve dhe gotave.