Në nder të “Ditës Ndërkombëtar të Vajzave” është bërë firmosja e veprës artistike “Vulose”, nëpërmjet të cilës tregohet potenciali dhe fuqia e vajzave.
Përmes kësaj vepre kreatorët ftojnë të gjitha vajzat të jenë pjesë e formësimit të së tashmes dhe që simbolikisht të vulosin një të ardhme të barabartë për to dhe gjeneratat e ardhshme.
Autorja e muralit, Alketa Xhafa-Mripa u shpreh se arsyeja për të cilën është realizuar vepra janë të gjitha vajzat e reja dhe se vepra iu përket të gjitha vajzave të cilat kontribuuan në vepër me thëniet tyre.
“E bukura e kësaj është se sonte në mbrëmje të njëjtat thënie kanë mu paraqitë në objektin e qeverisë, të gjitha thëniet do t’i drejtojmë aty ku duhet, të dëgjohen këto thënie, në të njëjtën kohë po e shihni që janë vula, sepse ne e shohim vulën si dorë të mashkullit, pushtet por tashti ne e kemi marrë pushtetin dorë, ju e keni marrë”, tha Mripa.
Të pranishmeve iu drejtua edhe koordinatorja për zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, e cila u shpreh e entuziazmuar që ëndrrat e vajzave të reja do të bëhen realitet edhe pse rruga është e gjatë .Ndër tjera ajo shtoi se ndryshimi po vije dhe pse procesi drejt ndryshimit është i mundimshëm.
“Dikush në fakt mund të pyes se çka jemi duke bërë në fakt nëse ne e shohim për rreth për fat të keq ne nuk kemi 50% të grave në parlament , ne nuk kemi më shume se 10 shtete në botë të cilat kanë 50% të grave në kabinetet qeveritare, ne qëndrojmë shumë keq në këtë aspekt”, u shpreh Richardason
Kujtojmë se 11 tetori është përcaktuar si “Dita Ndërkombëtare e Vajzave”, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2012 për herë të parë. Kjo ditë ndërkombëtare synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi, e të tjera.
Slogani global me të cilin po shënohet Dita ndërkombëtare e Vajzave është “Fuqia e vajzave: E pashkruar dhe e pandalshme”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United