Postimi i La Ligas për Vedat Muriqin si pirat bëhet viral: Ai ka një plan për ta shpëtuar Mallorcan

Vedat Muriqi është rikthyer protagonist në Spanjë me fanellën e skuadrës së tij Mallorca.
Në fakt sulmuesi kosovar e ka kthyer te fitorja ekipin spanjoll pas shtatë humbjeve radhazi në kampionat.
Prizrenasi shënoi golin e vetëm në fitoren e madhe të Mallorcas 1-0 ndaj Atletico Madrid.
"Pirati Vedat Muriqi ka një plan për ta shpëtuar Mallorcan", thuhet në postimin e La Ligas.
Dizajni i Muriqit si pirat ka marrë mijëra pëlqime në Instagram dhe ai është bërë viral duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë.
Madje postimi i La Ligas i ka pëlqyer edhe Muriqit që gjithashtu e ka ndarë atë bashkë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































