LAJMI I FUNDIT:

Posterët e propagandës kineze: Lart në male e poshtë në fshatra (Foto)

Posterët e propagandës kineze: Lart në male e poshtë në fshatra (Foto)

Revolucioni Kulturor kinez nisi më 1966, i nxitur nga Mao Zedong që të rinjve u tha: “Bota u takon juve; e ardhmja e Kinës u takon juve”!

Si shumë diktatorë paranojakë, ai mendonte se disa persona në Partinë Komuniste të Kinës komplotonin duke devijuar nga “rruga e drejtë”. Ndaj, thirri rininë të spastrojë këto elemente revizioniste dhe të rikthejë në vend frymën revolucionare. Kështu, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët formojnë grupet paramilitare, të ashtuquajturën Garda e Kuqe që sulmon të vjetrit dhe intelektualët. Shkollat u mbyllën dhe u shndërruan në objekte torturash e hetimi.


NE, ATA DHE PËRBINDËSHI
Lexo po ashtu NE, ATA DHE PËRBINDËSHI

Vlerat tradicionale u përdhosën, shtëpitë bastiseshin, digjeshin librat, revistat, veprat e artit, objektet e kultit dhe artefaktet historike… Ata që nuk pëlqeheshin turpëroheshin, torturoheshin dhe vriteshin. Shumëkush, për të shmangur torturat, bënte vetëvrasje. E, Mao i ndalonte policët të kryenin hetime, sepse dhuna e kaosi për të ishin simbol i revolucionit. Mu për këtë, nuk dihet ende saktë se sa njerëz humbën jetën gjatë këtij revolucioni të tmerrit: 500 mijë, dy apo tetë milionë?!

Më 1968, për ta vënë nën kontroll Revolucionin Kulturor, Mao vendos të dërgojë miliona të rinj të shkolluar të qyteteve – lartë në male e poshtë në fshatra – për t’u edukuar nga bujqit e çobanët, e duke lënë qytetet me analfabetë.

Më poshtë janë pamjet e posterëve me “fytyra të lumtura”, përmes të cilëve propagandohej kjo nismë tjetër e çmendur e tij! /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
Kalo në kategori