LAJMI I FUNDIT:

Posterët e filmave sovjetikë të viteve 1920

Posterët e filmave sovjetikë të viteve 1920

Gjatë një kohe të shkurtë të lirisë artistike, para instalimit të doktrinës mizore të stalinizmit në Bashkimin Sovjetik, posterët e filmave sovjetikë ishin të guximshëm dhe inovativë. Kjo sepse pas Revolucionit të Tetorit më 1917, arti kishte rëndësi meqë shihej si forcë shtytëse për ta përparuar vendin. Ndaj, përdoreshin sloganet “Arti në jetë” dhe “Arti në teknologji” që shprehnin besimin se arti e ndryshon jetën. Sipas kritikëve, këto realizime janë ndër më kreativet të realizuara ndonjëherë, meqë artistët eksperimentonin me të njëjtat teknika inovative të filmit, ndërsa shquheshin për stil unik dhe estetikë. Posterët e përzgjedhur më poshtë – nga ditorja Guardian – janë pjesë e koleksionit privat të studiueses Susan Pack. Koleksioni i plotë është pjesë e veprës së botuar nga Taschen “Posterët e filmave në avangardën ruse”, transmeton Telegrafi.

Anatoly Belsky, posteri i filmit “Jeta private e Peter Vinogradit” (1934)


Autori anonim, posteri i filmit “Estera nga Solemi” (1929)

Anton Lavinsky, posteri i filmit “Miss Mend” ndryshe i njohur si “Aventurat e tre reporterëve” (1927)

Nikolai Prusakov, posteri i filmit “Pesë minuta” (1929)

Anatoly Belsky, posteri i filmit “Lulla e komunarit” (1929)

Mikhail Dlugach, posteri i filmit “Karriera e tij” (1928)

ZIM, posteri i filmit “Spartakiada” (1927)

Smolyakovsky, posteri i filmit “Transportuesi i vdekjes” (1933)

Nikolai Prusakov dhe Grigori Borisov, posteri i filmit “Udhëtimi në mars” (1926)

Nikolai Prusakov, posteri i filmit “Korneti i parë Streshnev” (1928)

/Telegrafi/