LAJMI I FUNDIT:

Posta lanëson pullat postare për katër heronjë

Posta lanëson pullat postare për katër heronjë

Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim emisionin e pullave postare me titull “Heronjtë: Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Shllaku dhe Ismail (Imer) Thaqi”, për nderim të veprës së tyre heroike për çlirimin e atdheut.

Sipas njoftimit për media, në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli, priti në zyrën e tij një delegacion të Postës së Kosovës, kryeshefin ekzekutiv Sejdi Hoxha me bashkëpunëtorët e tij, si dhe përfaqësues të familjeve Seferi, Polluzha dhe Thaqi, të cilëve iu dhuroi pullat e para postare si dhe nga një pullë postare të punuara në bronz.

Veseli ka thënë se historinë duhet treguar gjeneratave të reja.

“Ndjehem i nderuar pranë familjeve të mëdha që kanë dhënë shumë kontribut për vendin, prandaj kemi obligim që historinë tonë kombëtare t’ua tregojmë gjeneratave të reja”, ka thënë ai.

Kryeshefi Sejdi Hoxha ka deklaruar se veprat e heronjëve kanë qenë udhrrëfyese për të gjitha gjeeratat.

“Veprat e tyre kanë qenë udhërrëfyese për të gjitha gjeneratat e mëvonshme në organizimin e popullit në forma të ndryshme për liri, me kryengritje, demonstrata e deri tek lufta e armatosur e UÇK-së .Është krenari për Postën e Kosovës dhe Filatelinë e saj që Imazhet e ndritura të heronjve tanë do të udhëtojë në tërë botën përmes dërgesave tona postare”, ka theksuar Hoxha.

Në njoftim thuhet se përfaqësuesit e familjeve u ndien të nderuar me vlerësimin e lartë që iu bënë nga Institucionet e Republikës së Kosovës, Kuvendi dhe Posta e Kosovës që po i përjetësojnë heronjtë e kombit edhe në pulla postare, në nderim të veprave dhe kontributeve të tyre për liri.

“Përmes këtyre pullave postare që bartin imazhet e figurave të ndritura të kombit, nderohet heroizmi i tyre që lanë gjurmë të pashlyera në kryengritjet e armatosura 1910-1945 në luftën e drejtë për çlirim nga pushtimi i dhunshëm ish jugosllav dhe për bashkimin tonë kombëtar. Kujtimi për heronjtë e Kosovës rron përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona”, shkruan në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori