Post Malone po dyfishon pretendimin se ai nuk ka probleme me abuzimin e substancave narkotike pasi fansat vazhdojnë të pyesin pse ai ka humbur kaq shumë peshë.

"Përshëndetje të gjithëve, shpresoj që po kaloni një natë të mrekullueshme", filloi reperi i "Rockstar", 27 vjeç, në një postim në Instagram.


“Doja të thoja që nuk jam duke marrë drogë, kam pasur shumë njerëz që më kanë pyetur për humbjen e peshës dhe supozoj, performancën në skenë”.

Screenshot 14 29 Foto: Instagram

Malone më pas siguroi fansat se po argëtohet shumë duke performuar në turneun e tij dhe se nuk është ndjerë kurrë më i shëndetshëm.

Reperi i “Congratulations” - i cili njoftoi qershorin e kaluar se kishte mirëpritur një vajzë - shpjegoi se ai vendosi të ndryshojë dietën e tij sapo i "filloi jeta si baba’.

Screenshot 16 22 Foto: MEGA

“Vendosa të filloj të ha më mirë që të mund të jem pranë për një kohë të gjatë për këtë engjëll të vogël”, shkroi ai.

Malone gjithashtu tregoi se ka nisur përgatitjet për disa këngë të reja, për të cilat është shumë i emocionuar.

Screenshot 17 18 Foto: Wire Image

Një burim i tha TMZ në shkurt se reperi "nuk ishte i droguar apo i sëmurë" dhe se ai në fakt kishte qenë duke "iu përmbajtur një diete të rreptë dhe kishte stërvitur" në mënyrë që të fitonte disa kilogramë për një rol të ardhshëm në film. /Telegrafi/

Screenshot 18 17 Foto: Wire Image