Pos që ishin të mrekullueshëm, disa filma romantikë u bazuan në ngjarje të vërteta (Foto)
Ka një shprehje të cilën të gjithë e kemi dëgjuar: dashuri sikur nëpër filma. Mirëpo, nganjëherë jeta reale është inspirimi më i mirë për krijuesit e filmave, të interesuar në subjektin dashuri.
Histori të pabesueshme të dashurisë që i kemi parë vetëm nëpër filma, në fakt mund të jenë histori dashurie që i kanë ndodhur dikujt në të vërtetë. Historitë ë cilat as skenaristë më të mirë s’do të mund t’i shkruanin.
Klan Kosova ka bërë një listë të disa prej filmave që u bazuan në histori të vërteta dashurie.
Eat Pray Love Në film, Elizabeth është një shkrimtare e suksesshme e cila papritmas e kupton se nuk po e jeton jetën që ajo do. Ajo vendos të lë gjithçka prapa dhe të udhëtojë nëpër botë, në mënyrë që ta zbulojë vetveten. Në Bali ajo njeh dashurinë e saj të vërtetë. Ndërsa në jetën reale, Elizabeth Gilbert është një grua po ashtu shkrimtare e filmi është bazuar në autobiografinë e saj.












































