LAJMI I FUNDIT:

Portreti i Rudinës së varfër nga Shqipëria, në 1000 pllakate në gjithë Austrinë

Portreti i Rudinës së varfër nga Shqipëria, në 1000 pllakate në gjithë Austrinë

Portreti i Rudinës, kësaj nëne të re, të varfër e të vuajtur të dy fëmijëve nga Shqipëria ju shikon nga 1000 pllakate ne gjithë Austrinë.

Nga fundi i janarit Caritasi i këtij vendi ka filluar një fushatë për ndihmë fëmijëve në nevojë dhe, si ilustrim për gjendjen e kësaj kategorie ka përdorur pamjet nga jeta e varfër e Rudinës dhe fëmijëve të saj.


Në kuadër të kësaj fushate, shumë media austriake tashmë kanë bërë reportazhe në të cilat kanë pasqyruar fatin e Rudinës. Njëra prej tyre është edhe gazeta “Salzburger Nachrichten”.

“Kur rrëfen për jetën e saj, zëri i Rudinës nuk ndryshon pothuaj fare”, transmeton albinfo.ch shkrimin për gruan e varfër dhe të dhunuar.

“Tonaliteti mbetet i njëjtë, edhe kur gruaja me flokë të zinj dhe sy të mëdhenj ngjyrë gështenje, si kur thotë: ‘Si 18 vjeçe e kam njohur burrin tim në një dasmë dhe jam dashuruar në të’, ashtu edhe kur shprehet: ‘Kur ai me rripin e tij para syve të fëmijëve deshi të më ngulfaste, unë e kuptova se duhej të ndaheshim’”, shkruan “Salzburger Nachrichten” (SN).

Duke përshkruar gjendjen sociale në Shqipëri gazeta SN. Veç tjerash nënvizon se ky vend ndër më të varfrit në Evropë, ka shkallën më të lartë të emigrantëve “për kokë banori”, përcjell albinfo.ch. Vetëm mes viteve 1989-2001 vendin me 2.8 milionë banorë e kanë braktisur rreth 710 mijë veta. Në vitin 2015 ishin rreth 60 mijë.

“Për t`u kthyer sërish te rrëfimi i Rudinës. Me bashkëshortin e saj, Ardianin, pas martesës kishin ngritur diku në mal, në rrethinën e Pukës, një barakë. Pa ujë, pa tualet dhe me shumë minj që ia rrëmbenin familjes së varfër edhe ato pak rezerva të ushqimit që kishte. Kjo, në një regjion të varfër, të rënduar nga kriza ekonomike, ku shkalla e papunësisë shkon deri në 80-85 %”, shkruan gazeta, duke bërë fjalë për regjionin malor të veriut shqiptar.

“Im shoq ishte burrë i mirë derisa nuk e humbi punën. Pastaj erdhën droga, alkooli e dhuna”, rrëfen Rudina.

Tash Ardiani është në burg por ajo nuk e di se sa do të dënohet. “Edhe kjo është pjesë e realitetit në Shqipëri. Dënimi varet nga ajo se sa para do të japësh”. Ndërsa Rudina merr gjithsej 14 euro në muaj nga shteti…

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori