“Në çdo çast të jetës sime ti je prezent, por sot është një ditë e veçantë ,ditëlindja jote ku të gjithë ne do dëshironim të kishim pranë për fjalën tënde të ëmbël, për këshillat e tua te çmuara, për çdo gjë të bukur që ti transmetoje me qenien tënde sublime”. Me këto fjalë poshtë fotos ku vezullon portreti i artë i një gruaje jo më shumë se 30 vjeçe, ku sytë e kaltër i flasin aq shumë, Inva Mula kujton në ditën e lindjes të ëmën, sopranon e njohur Nina Mula.
Në foto është Nina në rininë e saj, me tiparet e bukura të një gruaje plot hire. E lindur më 23 nëntor të vitit 1931 në Izhevsk të Rusisë, pas studimeve në Konservatorin P. I. Tchaikovsky në Moskë, ku u njoh me studentin shqiptar Avni Mula, ajo do të udhëtonte drejt Shqipërisë që u bë atdheu i saj i dytë.
Në Tiranë do të vinte në vitin 1957 dhe shumë shpejt do të emërohej soliste pranë TKOB-it në Tiranë, deri në vitin 1976. Prej vitit 1965 punoi si pedagoge e jashtme pranë Institutit të Lartë të Arteve, duke kaluar nëpër duar emrat më në zë të operistikës shqiptare. Gjatë aktivitetit të saj në TOB ka realizuar me shumë sukses një numër të madh rolesh kryesorë nga operat e kompozitorëve shqiptarë dhe nga literaturë botërore, po gjithashtu edhe një sërë koncertesh me një repertor të pasur dhe të larmishëm si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si në Çekosllovaki, Rusi, Lituani, Ukrainë, Letoni etj.
Disa nga rolet janë ai i Rosinës në operën “Il Barbiere di Seviglia”, 1958; Norina në operën “Don Pasquale”, 1959; Drita në operën “Pranvera”, 1960; Tatjana në operën “Eugenji Onjegin”, 1961; Olimbia, opera “Lulja e Kujtimit”, 1961; Susana, opera “Le nozze di Figaro”, 1962; Michaela, opera “Carmen”, 1962; Leila tek “Peshkatarët e Perlave”, 1964; Violeta tek “La Traviata”, 1964 dhe 1972; Neda tek “Pagliacci”, 1964; Borëbardha në operën “Borëbardha” 1964; Gilda tek “Rigoletto” 1964; Mrika në operën “Mrika”; Mimi në operën “La Boheme” 1971; Donika tek “Skënderbeu” 1968 etj.
Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, ndër të cilët me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të II-të, titullin “Artiste e merituar”, titullin “Mjeshtër i madh i punës”. Nina Mula do të kujtohet gjithmonë për kontributin e saj në operën shqiptare.
Nina Mula vdes më 22 dhjetor të vitit 2011. /Shqip/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën