LAJMI I FUNDIT:

Porschen e 48 mijë eurove, ia konfiskuan vetëm dhjetë minuta pas blerjes (Foto)

Porschen e 48 mijë eurove, ia konfiskuan vetëm dhjetë minuta pas blerjes (Foto)

Vetëm dhjetë minuta pasi pagoi 48 mijë euro për një Porsche, iu konfiskua nga policia e trafikut urban.

Shoferit 37-vjeçar nga Victoria e Australisë, ia morën veturën sepse po voziste dy herë mbi limitin e lejuar, ndërsa fliste gjatë tërë kohës në telefon, transmeton Telegrafi.

Ky njeri – emri i të cilit nuk është bërë i ditur – nuk do ta shohë veturën për 30 ditë.

Nën akuzën për tejkalim të shpejtësisë dhe përdorimin e telefonit mbi timon, ai do të urdhërohet që së shpejti edhe të paraqitet para drejtësisë.

Sipas ligjit për të drejtat e sigurisë rrugore, i aprovuar më 2009, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes është i ndaluar dhe mos respektimi i këtij ligji, pasohet me dënime të ashpra. /Telegrafi/