LAJMI I FUNDIT:

Porsche Taycan vetura më e shpejtë elektrike në pistën e Nürburgring Nordschleife

Porsche Taycan vetura më e shpejtë elektrike në pistën e Nürburgring Nordschleife

Porsche në të kaluarën ka thyer shumë rekorde në pistën e Nürburgring Nordschleife me modelet e saj, e arritja më e fundit është rezultati i Taycan Turbo S, që ka bërë një xhiro me një kohë prej 7:33.3, ku është vënë rekordi më i ri për veturën më të shpejtë serike elektrike.

Për ta pasur sa më mirë në kontroll, prapa timonit qëndroi shoferi i njësisë për zhvillim i Porsche. Ai arriti të kalojë rekordin e deriatëhershëm të Tesla Model S Plaid nga viti 2021, dhe atë për 2 sekonda.

Në vitin 2019, vetura e Tesla kishte rrëzuar nga froni versionin e mëparshëm të Taycan Turbo S, transmeton Telegrafi.

“Jemi të habitur që rekordi në pistën e Nürburgring Nordschleife është sërish në duart e Porsche. Këtë kohë nuk duam të tregojmë vetëm potencialin e pakos sonë të re dhe performansat e larta, por edhe të konfirmojnë gjenet e veturës sportive të Taycan”, tha Kevin Geek, kryeri i njësisë për zhvillim për modelin Taycan.

Vetura që theu rekordin ka qenë e pajisur me fellne RS-Spyder prej 21-inç dhe gomat Pirelli P Zero Corsa. Vetura u pajis edhe me sistem të ri për kontrollin aerodinamik. /Telegrafi/