LAJMI I FUNDIT:

Porsche prodhon veturën speciale 911 GT3 për një blerës special

Porsche prodhon veturën speciale 911 GT3 për një blerës special

I lyer me “ngjyra luftarake” që barte në vete në vitin 1985 vetura garuese Porsche 956B, me të cilën Claus Ludwig, Louis KRager dhe Paolo Barilla fituan në Le Mans, e Porschen 911 GT3 e porositi ai që i fundit e voziti prej treshes së lartpërmendur.

Në Porsche edhe njëherë kanë treguar që nëse paraja nuk është problem, nuk ka dëshirë që nuk mund të plotësojë kur janë në pyetje blerësit e pasur, transmeton Telegrafi.


Veturën e fundit jashtë serisë e ka porositur italiani Paolo Barilla i cili dëshironte 911 GT3 në ngjyra çfarë ishte në vitin 1985 vetura Porsche 956 B, nga ekipi privat New-Man Joest Racing me të cilin Barilla (së bashku me Claus Ludwigun dhe Louis Krager) arritën të titulli më i madh në garën e Le Mansit.

Nga ideja e deri te realizimi i projektit kaluan tri vite, pasi që Barilla prit që Porsche të prodhoj GT3 e ri duke u bazuar në Serinë 992, e rezultati final është një Coupe unike me ngjyra të 956-ës, që përveç tjerash bart numrin 7 që e barte Porsche në garën e atëhershme.

Përveç ngjyrës në karroceri, në mesin e detaje që veturën e Barillas e bën unike janë pllakat me mbishkrimin B, skicat e pistës së Le Mans dhe doreza e ndërruesit të Porsche 956 B.

Me këtë Porsche, Paolo Barilla po shënon 60-vjetorin e lindjes, e çmimi i saj nuk dihet – por paratë nuk do të duhej të ishin problem për të, për faktin se revista Forbes ka vlerësuar se pasuria e tij neto është 1.3 miliard dollarë. /Telegrafi/