Porsche 718 Cayman GT4 RS e vë në lëvizje motori me 4 litra me 6 cilindra që prodhon 500 kuaj-fuqi.

Bëhet fjalë për Caymanin më të shpejtë dhe më të fuqishëm – kështu të paktën është dëshmuar në fazat testuese, pasi në pistën e Nurburgring Nordschleife “e mbylli” garën për 7 minuta e 4 sekonda, transmeton Telegrafi.


I vendosur pas ulëseve të pasme, motori i Cayman GT4 RS prodhon 500 kuaj-fuqi, që mjaftojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 3,4 sekonda, e shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 316 km/h.

Për bartjen e fuqisë motorike në rrotat e pasme është vendosur ndërruesi automatik me 7 shpejtësi, kurse ndërruesi manual që e ofron GT4 në këtë rast nuk është i disponueshëm. /Telegrafi/

1 190

2 53

3 43

4 34

5 29

6 21

7 16

8 17

9 16

10 13

11 13

12 11

13 10

14 9

15 7

16 5

17 5

18 5

19 4

20 3

21 2

22 1