LAJMI I FUNDIT:

Porsche 919 nuk është diçka që e shihni çdo ditë në rrugë (Video)

Porsche 919 nuk është diçka që e shihni çdo ditë në rrugë (Video)

Bangkoku i Tajlandës, ka qenë një prej ndalesave ku kjo Porsche hibride ka bërë xhiro si pjesë e 919 Tribute Tour

Modeli 919 Evo është një makinë elektrike garash, që është e lejuar edhe nëpër rrugë normale, transmeton Telegrafi.


Por, jo të gjithë kanë mundësinë ta blejnë apo ta marrin përkohësisht në përdorim një Porsche të tillë dhe nuk ndodhë shpesh, që të shihet në rrugë.

Për këtë arsye, prodhuesi gjerman e ka organizuar 919 Tribute Tour, që do të dërgojë këtë model elektrikë nëpër qendrat më të mëdha të botës.

E ndalesa e radhës ka qenë në Bankok të Tajlandës, ku ka kaluar nëpër zonat më origjinale të kulturës tajlandeze.

Pas kësaj ndalese, 919 Evo do të shkojë nga Shangai në New York, Tokio dhe disa ndalesa në Evropë, pasi në kalendar i kanë mbetur edhe disa data.

Të gjitha këto, para se të largohet përfundimisht nga prodhimi. /Telegrafi/