Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme me të shpejta se sa parashikimet pesimiste të Institutit të Statistikave (INSTAT) në projeksionet për popullsinë.
Një vit më parë, INSTAT publikoi projeksione të reja për ecurinë e popullsisë së vendit deri në vitin 2032 dhe parashikoi se në vitin 2020 do të ishte sipas skenarit pesimist 2,862,427 banorë, por sipas të dhënave vjetore nga regjistrat e gjendjes civile popullsia e vendit në janar të vitit 2020 ishte 2,852,191 banorë ose 8,200 persona më pak se projeksioni më pesimist.
Në realitet situata me numrin e popullsisë është edhe me problematike për shkak se, një numër i madh personash kanë emigruar, teksa rezultojnë si rezidentë. Rezultatet e vërteta të popullsisë banuese në vend do të dalin nga regjistrimi i popullsisë dhe banesave, i cili ishte programuar për tu realizuar këtë vit, por është shtyrë për vitin tjetër për shkak të pandemisë COVID-19.
Në vitin 2011, rezultoi se popullsia banuese në vend ishte 11 për qind më e ulët se ajo e raportuar.
Statistika jo reale e popullsisë është bërë shkak, ndër të tjera edhe për shtrembërime në statistika të tjera ekonomike dhe demografike. Prevalencat në lidhje me popullsinë për disa tregues nuk janë të saktë përderisa se statistika themelore (popullsia) nuk është reale.
Vitet e fundit popullsia e vendit është nën kërcënimit të faktorëve madhorë që ndikojnë rënien të tilla si emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve me ritme të shpejta.
Sipas projeksionit pesimist të INSTAT, Popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, llogaritet të jetë rreth 2.5 milionë banorë, ndërsa sipas skenarit normal 2.7 milionë banorë.
Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30 për qind deri 40 për qind pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërisë, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit.
Në parashikimet e publikuara në vitin 2018, sipas variantit të lartë të parashikimit (me normë të lartë fertiliteti), popullsia e vendit në vitin 2100 pritej të mbetej në rreth 2.8 milionë persona, në një rënie të lehtë nga niveli aktual prej 2.87 milionë banorësh. Por, vetëm një vit më pas, në 2019-në, pritshmëria është ulur ndjeshëm edhe për variantin optimist. Në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë ose 31 për qind më pak se parashikimi i një viti më parë.
Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milion banorë, nga 1.6 milionë banorë që ishte parashikimi në vitin 2018 për këtë skenar, me një ulje prej rreth 34 për qind.
Rishikimi më i lartë është bërë për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në bazë të së cilin, në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Lajçak me post të ri nga shtatori
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia