LAJMI I FUNDIT:

“Populli suedez do të mbrohet më së miri brenda aleancës së NATO-s”, pohoi kryeministrja suedeze pas takimit me Bidenin

“Populli suedez do të mbrohet më së miri brenda aleancës së NATO-s”, pohoi kryeministrja suedeze pas takimit me Bidenin

“Agresioni në shkallë të plotë” i Rusisë në Ukrainë bëri që Suedia të vendoste të aplikonte për anëtarësim në NATO, tha të enjten kryeministrja Magdalena Andersson në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo është takuar sot me presidentin amerikan, Joe Biden pas dorëzimit së kërkesës për anëtarësim në NATO, të cilën gjë e kanë bërë së bashku me Finlandën, raporton cnn.


Biden thotë se SHBA dhe NATO kanë përvojë të mirë bashkëpunimi ushtarak me Finlandën dhe Suedinë, përmend misionin në Kosovë
Lexo po ashtu Biden thotë se SHBA dhe NATO kanë përvojë të mirë bashkëpunimi ushtarak me Finlandën dhe Suedinë, përmend misionin në Kosovë

“Qeveria ime ka arritur në përfundimin se siguria e popullit suedez do të mbrohet më së miri brenda aleancës së NATO-s dhe kjo u mbështet me shumicë votash në parlamentin suedez”, tha ajo.

E parja e qeverisë suedeze theksoi se NATO do të jetë më e fortë me Suedinë dhe Finlandën.

“Ne jemi ofrues sigurie me aftësi të sofistikuara mbrojtëse. Dhe ne jemi kampionë të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ne kemi një traditë të gjatë të bashkëpunimit ushtarak me NATO-n, duke përfshirë të gjitha misionet. Ne po rrisim shpenzimet tona të mbrojtjes, ku tani do të arrijnë deri në 2 për qind të GJDP-së”, shtoi suedezja.

Andersson e quajti mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Suedisë në NATO të “rëndësishme”, por tha se pret një dialog me Turqinë, e cila së fundi ka kushtëzuar anëtarësimin e vendeve nordike.

Presidenti kroat ndjekë shembullin e Erdoganit - Kroacia mund ta bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Lexo po ashtu Presidenti kroat ndjekë shembullin e Erdoganit - Kroacia mund ta bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Suedia pret me padurim “një proces të shpejtë ratifikimi”, shtoi ajo, duke thënë se është “e përgatitur të marrë përgjegjësi si aleate e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut”.

Ndryshe, Biden ka deklaruar se të martën, Senati do të votojë rreth anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori