Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri / mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri / dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura / kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura! (Ali Asllani, “Hakërrim”)
Populli i di! Shikon sesi shemben shtëpitë e tyre në padrejtësi, por nuk i dëgjon njëri. Streha e tyre e ndërtuar me mund dhe me sakrifica iu shembet para syve. Nuk qan njëri, jo! Janë thjesht shtëpi!
Shemben objekte pa leje të dikujt me emër dhe me mundësi të luftojë cdo padrejtësi, ka mundësi të ketë avokatët më të mirë, ka media në pronësi dhe çuditërisht pikërisht për të ngrihen me euforizëm njerëz me fuqi.
Pasuri të paimagjinueshme që kanë pikërisht këta që betohen për ”ndershmëri”. Me siguri kanë fituar ndonjë lotari. Por ju e dini. Ata e dinë se populli di! Kupton, flet, por nuk e dëgjon njëri!
Populli i di! Me punë mund të blesh një shtëpi. Vetëm një shtëpi. Populli e di se Gjiri i Lalzit është për këta që punojnë me “ndershmëri”. Por, përsëri nuk dëgjon njëri!
Populli sot nuk është budalla. Ai e di! Thjesht nuk ka zë dhe nuk po e dëgjon njëri, e si pasojë priret të hesht dhe të zhduket në emigrim diku, në pafundësi.
Di ky popull se u përpoq shumë. Emigroi, punoi, sakrifikoi e nuk fitoi. Pasuritë vihen me ”ndershmëri”.
Subvencionet përfitohen me miqësi! Ky popull e di se vendet e punës merren me parti dhe prandaj ekziston ky fenomen i quajtur paaftësi! Por ç’e do? Ky popull e di, përballet përditë, kupton, ngre zërin, flet, por nuk e dëgjon njëri!
Qeveria flet për turizëm e për bujqësi e pret nga ky popull që shumë më parë këto i di. Por, dhe në këto punë futen dhe i marrin këta që punojnë me “ndershmëri”. Populli është larg, fondet e punët bëhen e ndahen në padituri!
Media flet e propagandon për liri! Liri që e shfrytëzon për përfitim vetjak e fuqi! Se media është problem i madh në Shqipëri!
Varfëri, kudo varfëri përveç tek ata që jetojnë me ”ndershmëri”. Iu duket çudi! Por, sofra bosh ka kudo e po ashtu ka aq shumë familje në zi!
Populli e di! Vrasje kudo e në burg asnjëri! Arrestohen pa faj që të shpëtojnë këta që punojnë me ”ndershmëri”.
Loto e drogë do mbizotërojnë përsëri! U luftuan sa për sy, por ekzistuan edhe në fshehtësi. Mbretëruan më shumë në fshehtësi. Edhe këto populli i di!
Se ky populli i di. Po plas! Ulërit! Çirret, por nuk e dëgjon njëri!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit