Popovski: Vetëm Mijallkov, Grujevski dhe Jakimovski kanë vlerësuar nëse ka nevojë për blerje të pajisjeve për përgjim
Seanca për rastin “Arka” për blerjen e pajisjeve për përgjime në DSK, vazhdon me marrjen në pyetje të ish-ndihmës ministrit të ministrisë së Brendshme, Gjoko Popovski, i cili ka qenë i obliguar për blerjet që i ka bërë Ministria për Punë të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Popovski gjatë dëshmisë së tij tha se vetëm udhëheqësia e DSK-së dhe askush tjetër nga MPB ka vlerësuar se a ka nevojë për blerjen e pajisjeve specifike për përgjim.
“As unë, as ndonjë i punësuar tjetër nga sektori im nuk ka vlerësuar nëse ka nevojë për blerjen e pajisjeve të këtilla specifike. Këtë e ka vlerësuar DSK. Ne vetëm e kemi zbatuar procedurën gjatë blerjes të pajisjeve të këtilla specifike, ndërsa nuk kemi vlerësuar se çka do të blejmë, nga ku do të blihet dhe se a ka nevojë për pajisje të këtilla”, tha Popovski.
Kryetarja e Këshillit të Gjyqtarëve, Xheneta Bektoviq e pyeti Popovskin se për kë mendon kur thotë udhëheqësia e DSK-së, ai u përgjigj se në vitin 2010 ka udhëhequr ne Drejtorinë, Sasho Mijallkov dhe të akuzuarit Toni Jakimovski dhe Goran Grujevski.
Në rastin “Thesari” i akuzuari i parë është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski.
Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim dhe shkaktim të dëmit në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektronike të komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga një ndërmarrje nga Britania e Madhe./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën